Struktura ndërtuese
Struktura ndërtuese përbëhet nga llamarine D.K.P. me trashësi 1 mm e përforcuar ne elementet horizontal dhe vertikal me struktura ne forme U-je te cilat realizojnë parametrat e kërkuara si ne qëndrueshmëri, ashtu edhe ne aspektin konstruktiv.Lidhja e faqeve anësore me shpinën, tavanin, dhe bazën realizohet me tegel te vazhdueshëm saldimi nga pjesa e brendshme qe krijon nje ruajtje hermetike te te gjithë elementeve qe ndodhen ne rafte. Te gjitha pjesët fundore te llamarinave jane te kthyera qe realizojnë mbrojtjen gjate përdorimit.Ne te katër anët e brendshme eshte vendosur nje sistem i shkallëzuar qe lejon regjistrimin e rafteve sipas lartësive te kërkuara nga përdoruesi dhe lartësia e dosjeve.Ne pjesën e sipërme dhe te poshtme jane vendosur mbajtëset e çelësit te portave duke krijuar kështu nje siguri te larte te portave.
Portat me celes
Portat përbëhen nga i njëjti material si struktura ndërtuese dhe ne pjesën e brendshme jane te përforcuara nga elemente metalik ne forme U-je qe bëjnë te mundur rritjen e qëndrueshmërisë ne goditje dhe mundësinë qe te realizohet mbyllja hermetike.Portat montohen me trupin me mentesha metalike te regjistrueshme dhe te fiksuara nga poshtë. Çelësi ne forme doreze jep garancinë e kërkuar ne mbyllje.
Raftet
Raftet përbëhen nga i njëjti material dhe kanë një kthim të anëve prej 20 mm. Në pjesën e brendshme të tyre janë vendosur nerva metalik që realizojnë nj qëndrueshmëri në peshë prej 85 kg ne 1m/l.
