Tre Dekada Eksperiencë, Cilësi dhe Përkushtim
Prej mbi 30 vitesh, Interoffice është lider në tregun shqiptar të produkteve për zyra, duke ofruar cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri. Me produkte të certifikuara ndërkombëtarisht dhe përkushtim ndaj mjedisit, kompania sjell zgjidhje funksionale për çdo ambient pune. Operimi ynë dixhital, kultura e zhvillimit të vazhdueshëm dhe kujdesi për klientin na bëjnë një partner të besueshëm si në tregun B2B ashtu edhe në atë B2C.

Ulu me stil shijo komfortin
Një ditë pune ulur për orë të tëra është përditshmëria egzistenciale për shumicen prej nesh. Mos harroni se karrigia ku ulemi ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj fizik dhe në përqendrimin tuaj intelektual. Interoffice flet gjithmone për zgjidhje që respektojnë trupin dhe ritmin e punës tuaj. Çdo njeri ka nevojat e veta, prandaj zgjedhja e një karrigeje ergonomike është më shumë sesa një preference. Ajo, është mbi te gjitha, një investim në mirëqenie. Ekspertët tanë janë këtu për t’ju këshilluar dhe për t’ju ndihmuar të gjeni modelin që kombinon stilin estetik me nevojat e trupit tuaj.
Tavolina që Përshtaten me nevojat tuaja
Zbuloni tavolinat e zyrës që kombinojnë dizajnin modern me komoditetin maksimal. Shoqeria Interoffice, qe i përshtat produktet e saj në çdo hapësirë, sjell një pamje bashkëkohore në çfarëdo ambienti pune. Linjat minimaliste dhe materialet cilësore, krijojnë një ndjesi profesionalizmi dhe estetike që nuk del kurrë nga moda. Nga zyra ekzekutive deri te këndi i punës në shtëpi, këto tavolina janë zgjidhje funksionale që shfrytëzojnë maksimalisht hapësirën tuaj. Zgjidhni një tavolinë që jo vetëm duket bukur, por ju ndihmon të ndiheni mirë çdo ditë në punë. Një hapësirë e rregulluar dhe ergonomike është çelësi i produktivitetit tuaj.

01.
Dizajn që Reflekton Identitetin Tuaj
Prej më shumë se 30 vite, Interoffice është sinonim i cilësisë dhe besueshmërisë në tregun shqiptar të produkteve për zyra. Me një përvojë të konsoliduar dhe vizion afatgjatë, kompania ka ndërtuar një emër duke furnizuar klientë të rëndësishëm si bankat, zyrat ndërkombëtare të kontabilitetit, shoqëritë farmaceutike, shkollat, universitetet dhe një sërë profesionistësh të lirë.
Ne Premtojme
Cilësi e Certfikuar
Materialet tona janë të certifikuara ndërkombëtarisht, pa formalinë dhe deri në 60% të riciklueshme, duke garantuar cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri për ju dhe mjedisin.
Infrastrukturë e Zgjuar dhe Moderne
Infrastruktura jonë është ndërtuar mbi efikasitetin dixhital, nga sistemi faturor deri te menaxhimi i lëvizjeve të magazinës, gjithçka operon në mënyrë të automatizuar dhe transparente.
Eco-Logjistikë për një të Ardhme të Gjelbër
Paketimet e letrës dhe plastikës riciklohen sistematikisht, ndërsa shpërndarja realizohet me mjete me emisione të ulëta të CO₂, duke minimizuar ndikimin në mjedis.
02.
Besueshmëri, Inovacion dhe Rritje Profesionale
Ajo që e mban Interoffice në lartësinë e duhur është kultura e zhvillimit të vazhdueshëm. Ne investojmë rregullisht në trajnime për stafin, duke siguruar një ekip të përgatitur dhe në hap me zhvillimet më të fundit. Misioni ynë është të krijojmë hapësira pune funksionale, të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Vlerat që na udhëheqin janë besueshmëria, përgjegjësia mjedisore, inovacioni dhe përkushtimi ndaj klientit. Interoffice operon me sukses si në tregun B2B ashtu edhe në B2C, duke mbetur një partner i sigurt për çdo ambient pune që synon cilësinë dhe zhvillimin.
Përshtypjet e Klientëve
Ne vlerësojmë çdo mendim të klientëve tanë! Këtu gjeni komentet dhe përvojat e tyre, të cilat na ndihmojnë të përmirësohemi dhe të ofrojmë shërbime edhe më të mira.
Çfarëdo produkti të jetë, të gjithë duken të kënaqur! 😊
Karrigia ergonomike që bleva është fantastike! E rehatshme dhe më ndihmon të rri drejt gjatë gjithë ditës.
Kabineti metalik për dokumente është shumë i qëndrueshëm dhe e kam organizuar zyrën time për mrekulli.
Karrigia e re që porosita është perfekte për punë nga shtëpia. Dizajn modern dhe shumë komode!
Kabineti i dokumenteve ka kaq shumë hapësirë! I jep zyrës sime një pamje profesionale dhe praktike.
Kategorite e Produkteve
Ne ofrojmë mobilje me stil për çdo dhomë. Zbulo pjesë të cilësisë së lartë, përfshirë karriget akcent, të dizajnuara për rehati dhe elegancë. Transformoni shtëpinë tuaj me mobilje që bashkojnë funksionalitetin dhe stilin.
Projektet Tona
Në këtë seksion mund të eksploroni projektet tona më të fundit dhe më të rëndësishme. Secili prej tyre reflekton përkushtimin tonë ndaj cilësisë, inovacionit dhe zgjidhjeve që krijojnë vlerë për klientët tanë. Zbuloni më shumë rreth asaj që ne mund të bëjmë për ju!










Operative