Syprina është melamine me trashësi 25 mm dhe e shirituar me P.V.C. mbrojtese me trashësi 2mm. Ngjyra realizohet sipas preferencave të klientit.
Kembet. Këmbët janë metalike me ngjyrë gri metalizato, të regjistrueshme, në formë T-je. Pjesa fundore e këmbës është me llamarinë 1.7mm realizuar me kallupe metalik dhe lyerja është me furrë elektrostatike. Pjesa e sipërme e këmbës është dhe ajo prej llamarine 1,7 mm e kurbuar dhe në pjesën e sipërme të saj është vendosur një bazamet metalik ku vidhoset syprina. Këmba, traversa dhe bazamenti kanë hapësirat e domosdoshme që brenda tyre të kalojnë të gjitha kabllot telefonik dhe kompjuterik. Lidhja e këmbëve me syprinën bëhet me vida të inkasuara të qëndrushmërisë së lartë.
Traversa metalike. është në formë tubolare me hapje nga 120cm-180cm. Në dy skajet e saj ka një sistem dhëmbësh që realizon lidhjen e këmbëve njëra me tjetrën.
Montimi i tavolinës është i thjeshtë me cerniera të montueshme dhe të çmontueshme lehtësisht. Cmontimi dhe montimi i tavolinës për arsye të spostimit të saj nga një vend në tjetrin nuk cënon integritetin e saj.
Përshkrim
Më Shumë Informacion
Produkti vjen me porosia dhe zgjat 4-5 jave.
Për çdo pyetje në lidhje me produktet, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë në:
- +355 682062226.