Recepsioni është pika e parë e kontaktit mes klientit dhe biznesit, ndaj rëndësia e tij shkon përtej funksionit praktik. Ai krijon përshtypjen e parë dhe përçon identitetin vizual të kompanisë. Për këtë arsye, ne e konceptojmë dhe e projektojmë me kujdes, duke e përshtatur në formë, ngjyra dhe funksionalitet me profilin e çdo biznesi. Një recepsion i mirë nuk është thjesht një tavolinë pritjeje, ai është gjithashtu një post pune funksional, që mund të akomodojë një ose më shumë punonjës, sipas nevojës. Struktura e tij kompakte dhe elegante përfshin ndarje praktike për organizimin e dokumenteve dhe mjeteve të punës. Sipërfaqja e ngritur ndihmon në mbajtjen e një pamjeje të rregullt dhe profesionale, ndërsa pjesa e poshtme ofron hapësirë të mjaftueshme për punë komode.Elementët anësorë dhe pjesa e pasme rreth tavolinës krijojnë një ndjesi privatësie, duke ndihmuar në përqendrimin gjatë punës. Çdo recepsion realizohet me materiale të qëndrueshme dhe në përmasa të personalizuara, duke garantuar përdorim të përditshëm dhe përshtatje të plotë me hapësirën.
Përshkrim
Më Shumë Informacion
Për çdo pyetje në lidhje me kohen e dorezimit te produktit, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë në:
- +355 682062226
- interofficekatmetal@yahoo.it.
Per produkte qe nuk jane gjendje, porosia zgjat 1-3 jave.

Operative


