Karrigia Menager është një ndërthurje e dizainit elegant dhe funksionalitetit ergonomik. Ndenjësja dhe shpinorja janë të veshura me lëkurë ekologjike e pambuksuar, e cila mundëson ajrosje natyrale të materialit dhe rezistencë të lartë deri në 50,000 fërkime. Mbushja e tyre realizohet me sfungjer të densitetit 6000, që garanton rehati dhe qëndrueshmëri të gjatë. Struktura e brendshme është e ndërtuar me kompensatë të kurbuar, e veshur plotësisht me të njëjtin material cilësor. Mekanizmi Tilt me një levë dhe sustë i jep përdoruesit mundësinë për të fiksuar karrigen në pozicion pune ose për ta lënë në lëkundje të lirë për çlodhje. Fortësia e lëvizjes lëkundëse rregullohet në mënyrë individuale përmes një vide me sustë. Lartësia e ndenjëses është e rregullueshme deri në 9 cm falë një pompe me gaz dhe vaj e teknologjisë SUSPA. Krahët janë të pajisur me mbulesa prej polipropileni për mbështetje të rehatshme të tyre. Baza është prej najloni të zi në formë ylli, me dopio trarë të përforcuar që shtojnë qëndrueshmërinë. Diametri i bazës është 68 cm. Rrotat prej najloni me dy anë dhe kunjë çeliku mundësojnë lëvizje të lehtë dhe të qëndrueshme në çdo sipërfaqe. Pesha mbajtëse maksimale është 120 kg.
Përshkrim
Më Shumë Informacion
Për çdo pyetje në lidhje me kohen e dorezimit te produktit, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë në:
- +355 682062226
- interofficekatmetal@yahoo.it.
Per produkte qe nuk jane gjendje, porosia zgjat 1-3 jave.

Operative



