Karrigia Isit është një zgjidhje funksionale për ambiente pritjeje, konferencash apo zyra. Ka përmasa 55 x 43 x 83 H cm (gjerësi 55 cm, thellësi ndenjëse 43 cm, lartësi totale 83 cm). Skeleti është i ndërtuar nga tub metalik 30 x 15 x 2 mm, i kurbuar dhe i salduar me saldim elektrik për qëndrueshmëri maksimale. Struktura është e kromuar dhe siguron rezistencë ndaj gërvishtjeve dhe lagështisë. Këmbët janë të dizajnuara në mënyrë, që të mundësojnë mbledhjen e karrigeve njëra mbi tjetrën, ndërsa në fund kanë thundra plastike, që mbrojnë dyshemenë nga gërvishtjet. Ndenjësja dhe shpinorja përbëhen nga dy pjesë: pjesa e brendshme prej kompensate të harkuar (trashësi 10 mm), me qëndrueshmëri të lartë ndaj shtypjes dhe pjesa e jashtme prej polipropileni, e bashkuar me kapse të padukshme dhe vida për forcim shtesë. Tapiceria është prej sfungjeri me densitet 6000 dhe e veshur me lëkurë ekologjike të qëndrueshme, e cila reziston deri në 50,000 fërkime pa u dëmtuar.
Përshkrim
Më Shumë Informacion
Për çdo pyetje në lidhje me kohen e dorezimit te produktit, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë në:
- +355 682062226
- interofficekatmetal@yahoo.it.
Per produkte qe nuk jane gjendje, porosia zgjat 1-3 jave.

Operative


