Karrigia Hit është e pajisur me një mekanizëm të tipit Tilt, që ofron funksionalitet të dyfishtë për komoditet maksimal gjatë punës. Me anë të një leve dhe një suste, mund të fiksohet në pozicion për punë ose në gjendje të lëkundshme për çlodhje. Fortësia e lëvizjes lëkundëse është e rregullueshme me vidë përmes sustës, duke e përshtatur sipas peshës dhe preferencës individuale. Lartësia e ulëses është e rregullueshme deri në 9.5 cm, duke lejuar përshtatje për çdo lartësi tavoline. Krahët janë të përbëra me material polipropileni dhe lidhen me tub celiku, duke ofruar mbështetje të rehatshme. Baza metalike në formë ylli siguron stabilitet dhe qëndrueshmëri të lartë, ndërsa rrotat e najlonit lejojnë lëvizje në çdo drejtim. Karrigia është e pajisur me një pompë me gaz dhe vaj të teknologjisë SUSPA, e cila garanton ngritje të butë. Diametri i bazes eshte 66 cm. Kapaciteti maksimal i peshës që përballon kjo karrige është deri në 120 kg.
Përshkrim
Më Shumë Informacion
Për çdo pyetje në lidhje me kohen e dorezimit te produktit, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë në:
- +355 682062226
- interofficekatmetal@yahoo.it.
Per produkte qe nuk jane gjendje, porosia zgjat 1-3 jave.

Operative


