Kur hapësira është e kufizuar dhe rendi është thelbësor, Histo-Compact sjell zgjidhjen e duhur. Ai është një sistem i automatizuar raftesh të lëvizshme, i projektuar posaçërisht për ruajtjen e produkteve dhe mallrave të imta, nga komponentë industrial deri te koleksionet e çmuara të hartave apo objektet arkeologjike. I krijuar për të shfrytëzuar në maksimum çdo centimetër katror, Histo-Compact rrit kapacitetin e ruajtjes me më shumë se 80%, krahasuar me sistemet tradicionale. Kjo e bën atë një zgjidhje të jashtëzakonshme për ambiente të vogla ose arkiva me vlera të mëdha. Sistemi është i disponueshëm me mekanizëm lëvizës mekanik ose plotësisht të automatizuar, duke ofruar fleksibilitet, sipas nevojave të përdoruesit. Çdo komponent është menduar për efikasitet, akses të lehtë dhe organizim të përkryer. Qoftë në industri, muze, biblioteka apo qendra kërkimore, Histo-Compact garanton ruajtje të sigurt, të rregullt dhe të zgjuar për çdo material me vlerë.
Për më shumë info: www.cyber-italia.com/en/prodotto/histo-compact

Operative
